Leonard Gashi është një reper i ri që po e pushton skenën e muzikës.

Marketing

Leonard jeton në Gjermani, por prejardhja e tij është nga Peja. Ai ka qenë i ftuar në Fol Shqip Show, ku ka promovuar këngën e tij më të re.

Emri artistik i tij është Gashi Ace.

Gjatë emisionit, Gashi Ace ka zbuluar se ushtron edhe boks.

Por, ai në të ardhmen e sheh vetëm më shumë si muzikantë se sa boksier.

“Më shumë muzikën se boksin, pasi që e kam më shumë si hobi. Muzikën e kam më shumë për jetë”, ka thënë ai.

18 vjeçari ka treguar se është duke e studiuar muzikën, dhe dinë të luaj edhe me piano.

“Ka 2-3 vite që kam nisur shkollën e muzikës me 15 vite, më ka dërguar mami edhe babi, aty kam luajtur piano”, ka theksuar ai.

Sa i përket teksteve të këngëve, Gashi Ace ka thënë se nuk është i dashuruar, por dëshiron që këngët e tij t`i kushtohen vetëm një gruaje.

“Më shumë tekste dashurie, i kam tekstet më shumë se nuk kam pasur dashur për një grua. Kur ta kem një grua që krejt tekstet me kushtu asaj”, ka thënë ai.    

Leonard Gashi

Ai ka treguar se i ka të publikuara rreth 6 këngë, disa nga to janë edhe me videoklip.

Ndërkaq, ka treguar se është duke punuar edhe shumë këngë tjera, duke theksuar që disa nga to do të jenë në bashkëpunim.

Gashi Ace ka thënë se dëshiron që ta ketë suksesin e reperit shqiptar në Gjermani, Dardanit, kurse reperi i tij i preferuar është Unikatili.

Po ashtu, ai ka shprehur simpatinë edhe për Loredanen dhe për Era Istrefin.

Leonard ka thënë se e ndjek shumë muzikën shqiptare, përkundër që ai këndon në të dyja gjuhët, atë shqip dhe gjermanisht.

Sa i përket të ardhmes, më shumë e sheh veten duke kënduar gjermanisht.

Marketing