Tefik Bajrami ishte pjesë e emisionit të vetëm shqiptar në diasporë, Fol Shqip Show të shtunën që e lamë pas. Ai ishte i ftuar në rolin e politikanit.

Marketing

Tefik Bajrami është emër i dëgjuar edhe më parë. Ai vite më parë ishte edhe kampion i boksit.

Tefik Bajrami është politikani shqiptare që vepron në Zvicër.

Ai për këto zgjedhje është duke kandidatuar në kantonin e Lucernit.

Tefik Bajrami

Këto zgjedhje do të mbahen më 2 prill të këtij viti, kurse Bajramin mund ta votoni në 13 fshatra të kantonit të Lucernit. Në këto zgjedhje, Bajrami është kandidat i partisë  “Die Mitte”

Si duket Bajrami e ka lënë pas të kaluarën dhe ka zgjedhur që të nis një karrierë të re.

Gjatë emisionit, Bjarmai është pyetur se a është më vështirë në politikë apo në boks.

“Në politikë jam fillestarë, por të dyja kanë shumë sfida”, ka thënë ai.

“Gjithçka është politikë, çfarë bëjmë në jetën e përditshme është politikë. Çka është politika?, nëse përkthehet politika është kompromis. Gjithçka çka bëjmë është një lloj kompromisi”, ka deklaruar ai.

Bajramit i duhen 6 mijë vota për të fituar.

Po ashtu, Bajrami ka treguar se pse është bërë pjesë e politikës, edhe si i erdhi kjo mundësi t`i bashkëngjitet partisë “Die Mitte”.

“Së pari partia e qendrës më ka ftuar. Politika më ka interesuar gjithherë, ndoshta kanë qenë edhe rrethanat në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shpalosur plan programin e tij politik, duke i treguar dy pikat e tij kyçe.

“Nëse zgjidhem deputet, mua më intereson që sigurimet shëndetësorë të ulën se janë shumë të papërballueshme kohëve të fundit sidomos për familjet që e kanë vetëm një person të punësuar edhe që të ketë më shumë çerdhe të subvencionuara nga shteti”, ka shpjeguar ai.

Po ashtu, ai ka treguar se edhe partia në të cilën bën pjesë ka për fokus politiken familjare.

Marketing