Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në një vizitë disa ditore në Zvicër, shkruan Albora.ch.

Marketing

Ai gjatë vizitës ka marrë pjesë në një tubim në Cyrih të Zvicrës, ku është takuar  me simpatizantë dhe struktura të Aleancës.

Emisioni Fol Shqip Show e ka përcjell këtë tubim për nder të Haradinajt.

Haradinaj ka thënë se prezenca e mërgimtarëve është dëshmia më e mirë se Aleanca po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë.

Gjithashtu, Haradinaj ka falënderuar edhe shtetin zviceran, duke thënë se shqiptarëve ia ka kapë derën edhe në kohët më të vështira.

Pas tubimit, Haradinaj ka folur edhe për emisionin Fol Shqip Show.

May be an image of 5 people and people standing
Ramush Haradinaj

Ai ka thënë se pritjet që i kanë do të realizojnë, si anëtarësimi në NATO e BE.

“Është përgjegjësi e madhe kur i sheh gjithë këtë njerëz që të besojnë dhe ta japin përkrahjen edhe kanë pritje.

Për fat të mirë, unë besoj që disa prej pritjeve që i kem si Kosovë do t`i realizojmë, pra partneritetin për paqe, anëtarësimin në NATO, por edhe argjendtën tonë drejtë BE-së, Këshillë të Evropës, Statusin e kandidatit, lëvizjen e lirë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ka treguar se cili është interesi i tyre, posaçërisht mbyllja e çështjës së ligjit në veri.

“Na intereson ta mbyllim çështjen e ligjit në veri se ka mbet gjatë. Ne ekonomin e kemi në vështirësi, por shpresoj shumë që për të ndodhë një rritje ekonomike e Kosovës do të bashkohemi, Kosova dhe diaspora”, ka theksuar ai.

Ramush Haradinaj në Fol Shqip Show

Më tej, gjatë intervistës Haradinaj është pyetur edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Ka qenë një proces i gjatë, ka mbi vite që vazhdon punën për marrëveshje, tashmë të njohur franko-gjermane, po ashtu është punë amerikane , personalisht kam qenë i kyçur gjithnjë, më shumë me misionin e Amerikës, por edhe me partnerë të tjerë, e kam përkrahur dhe e mbështesë arritjen e marrëveshjes e cila na hapë perspektiven tonë, drejtë NATO-s, drejt BE-së, po ashtu na mundëson me shtri juridiksionin në veri. E ndanë Kosovën njëherë e përgjithmonë nga Serbia”, ka deklaruar ai.

Ramush Haradinaj në Fol Shqip Show

Gjithashtu, Haradinaj ka treguar se cilat janëprioritetet e tij dhe të AAK-së në qoftë se vijnë në pushtet.

“Atë e dinë vetëm sovrani, veç populli, votuesi, ashtu si vendos votuesi ashtu do të ndodhë. Kryesisht temat e sigurisë i kam prioritet, planin e anëtarësimit të Kosovën në NATO, edhe në shtrimin e sigurisë në vend, veçanërisht në veri e kemi në interes. Më pastaj, ekonomia dhe drejtimet tjera që janë me rëndësi. E thash edhe sot se Kosova e ka vështirë, mos me thanë të pamundshme, se ashtu nuk duhet me dorëzu vetën, por e ka shumë të vështirë me i kry punët pa aleatët. Një nga mençurit tona, zotësitë tona është që ta mbajmë Kosovën në aleancë me Amerikën dhe perëndimin”, ka përfunduar Haradinaj për Fol Shqip Show.

Albora.ch.

Marketing