Katër vite më parë do të niste transmetimin një nga emisione më të ndjekura në hapësirën shqiptare, me një titull të thjeshtë dhe shumë domethënës. “Fol Shqip”. Si një mesazh për të gjithë mërgimtarët për të mos e humbur gjuhën dhe lidhjen e tyre me vendin e origjinës. Një format televiziv argëtues që përfshin të ftuar, personalitete publike zviceriane, shqiptar në Zvicër dhe nga trojet, e mbi të gjitha shumë humor.

Marketing

Sezonin e ri ky emision e nis të shtunën më 12 shtator, një sezon i cili pritet të ket vështirësitë ë tij për shkak të ndikimit që pandemia ka pasur në çdo aspekt të jetës sociale.

Ideaori dhe moderatori i këtij emisioni Altin Marku, nuk është një emër fare i panjohur për publikun shqiptare. Pak vite më parë do të tentonte një karrierë artistike në televizionet shqiptare, në shown humoristik “Al Pazar”. Me shpërnguljen e tij në Zvicër, Marku largohet nga vendlindja por jo nga televizioni. Vazhdon të punojë për realizimin e ëndrrës së tij, një emision të dedikuara për të gjithë shqiptaret. Ja del. Prej katër vitesh tashmë “Fol shqip show” është një emision që po qëndron si urë mes shqiptarëve në mërgim dhe atyre në atdhe.

Shpesh gjatë emisioneve Marku ka theksuar se ideja e tij ishte dashuri, dashuri për të bërë më të mirën duke krijuar një shtëpi për Diasporën, një të tillë që kulmi dhe pragu i së cilës do të jenë të çdo shqiptari pa dallime.

Altin me Fol shqip në një farë mënyrë ke realizuar bashkimin e Shqipërisë së madhe. Ke një audiencë nga të gjitha vendet shqip folëse, të ftuar nga të gjitha trojet,  por edhe stafi yt i bashkëpunëtorëve gjithashtu…

Po e vërtetë, por në stafin e emisionit tim, kam jo vetëm nga gjitha trojet por kam edhe pjesëtar zviceran.

Të arrish te mijra shikues kjo do të thotë se fjala jote është për ta ushqim shpirtëror, a keni menduar të kërkoni mbështetjen e tyre, keni ndonjë Fondacion ndoshta ?

Për ata që ende nuk e kanë ndjekur emisionin tënd si do ta prezantoje?

Emisioni është një hapësirë ku vijnë të ftuar dhe trajtojnë tema nga fusha të ndryshme Si të integrohesh në shtet, në arsim, në profesion, në sigurime, në biznes, në politikë, etj. Pyetje që i ka çdo emigrant.

Pra përmes emisionit po japim modele integrimi e suksesi për të gjitha moshat. Po ftojmë njerëz nga majat e suksesit dhe shikuesit përmes intervistës zbulojnë historitë e tyre, si i kanë hedhur hapat në karrierë, vështirësitë, humbjet etj. Shoqëria jonë ka nevojë për modele të tilla, prandaj edhe na shikojnë, edhe na falënderojnë.

Thuhet për ju se një pjesë e mirë e shikuesve janë fëmijët e Diasporës?

Po, dhe mund të them që është suksesi dhe qëllimi i emisionit. Të ndihmojë të integrohemi duke qëndruar në rrënjët tona.

Një prind një ditë më tha: Fëmijët e mi kanë lindur në Zvicër edhe nuk shohin programe në gjuhën shqipe, por që kur ka filluar emisioni juaj ju shikojnë rregullisht çdo emision edhe më Falenderoi.

Këto komente janë motiv për të mos u ndalur në jetë.

Fakti qe ju jeni aktor e bën edhe më të lehtë punën e moderatorit? Por gjithësesi keni preferuar të keni një bashkëprezantues?

Me Marash Pulaj tani më mund të them se jemi bërë një emblemë Diasporës. Marashi është i rritur në Zvicër , ai ka mësuar shqip në shkollën shqipe.  Shikuesit e dinë se gradualisht e ka përforcuar shqipen edhe më shumë në Fol Shqip, dhe tani flet edhe shqip njësoj si gjermanisht, shumë rrjedhshëm.

Gjuha është pasaporta e gjallë e një kombi dhe me Marashin kam dashur të prezentoj shqiptarin e lindur në mërgim, i cili mund të mësojë edhe shqip ashtu sikur mëson anglisht, gjermanisht apo frëngjisht.

Arsyeja është se emisioni folshqip show është me një koncept të gjere integrimi edhe bashkëjetese. Ne ftojmë prominentë nga më të ndryshmit edhe të huaj për intervista me emision, kështu që unë duke mos e njohur mire gjuhën gjermane atëherë kam zgjedhur te jemi dy moderatorë.

Kanë shkruar mediat e para të Zvicrës, kanë bërë reportazhe televizionet huaja me ju si një artist me histori suksesi? Të bësh karrierë në vend të huaj, sa ishte e vështirë ?

Sigurisht që është e vështirë. Por unë për suksesin tim falënderoj nga zemra edhe stafin tim.

Cili është qëllimi i emisionit “Fol Shqip” në të ardhmen?

Si gjithmonë përkushtimi ynë është në integrimin e shqiptarëve në Zvicër, por edhe në vendet tjera ku ata mërgojnë, integrimin e gjithë të huajve, bashkëjetesën me të huaj pra e kemi mision, bashkëpunimin mes gjitha kulturave.

Me një fjalë ne jemi shtëpia e promovimit të sukseseve.

Integrimi mbetet çelësi i suksesit në mërgim prandaj ne i përkushtohemi me shumë interesim. Diaspora Shqiptare.al

Marketing