Histori të ndryshme suksesi nga vinë nga gjitha vendet e Evropës e sidomos Zvicra ku shqiptarë të shumtë po arrinë suksese në fusha të ndryshme.

Marketing

Engjëll Gërxhaliu 16 vjeçar është djaloshi shqiptar që po mahnit të gjithë më zërin e tij, është një futbollist i paparë dhe po ashtu merret edhe me modelizëm dhe disa shumë talente tjera të cilat e bëjnë tejet të veçantë djaloshin që u rrit në Zvicër.

Ai ka lindur dhe është rritur në kryeqytetin e Zvicrës, Bern. Përkundër, që jeton në shtetin zviceran, ai e flet shumë mirë gjuhën shqipe. Djaloshi vjen nga qyteti i vjetër i Vushtrrisë në Kosovë dhe ndihet i lumtur që mundesitë e jetë ia ka ofruar Zvicra.

Engjëll Gërxhaliu edhe pse është vetëm 16 vjeçar, ai është një multi talent. Ai merret me fizioterapi, me rep, futboll, si dhe është edhe model.

“I fokusuar për momentin jam në muzikë edhe në fizioterapi. Muzikën e bëj shumë gjatë, prej 12 vjeç.”, ka thënë ai.

Shqiptari më shumë talente të ndryshme ka treguar edhe aftesitë e tij në kendim duke kënduar live dhe na ka mahnitur të gjithëve me zërin e tij.

Ai ka thënë se në tekstet e tij nuk ka sharje apo fyerje. Ndërkaq, ai ka treguar si do të vepronte nëse dikush i bën një “diss”. Ai pretendon se menyra e repit duhet të ndryshoj, pa sharje e ofendime.

“Unë do t`i injoroja! Nuk kam qejf me shti familjen time nëpër probleme. Unë e ndryshoj ata”, është shprehur ai.

Engjëlli ka folur edhe për modelizimin.

“I kam disa agjenci, por për momentin jam i lirë. Kontrata duhet me u ndryshu, pastaj gjithçka është në rregull”, ka thënë ai. 

Engjëlli përveç shume talenteve të ndryshme ai shkon edhe në një shkollë të muzikës por duke mos len anash edhe aktivivitet tjera.

Ai tanimë ka publikuar edhe projektin e tij të parë muzikor, këngën “Selavi” e kam berë në studio në Prishtinë, tekstin e kam shkruar vet kurse klipin e kam bërë në qytetin e bukur të Prizerenit.

  

Engjëlli luan edhe futboll në ekipin FC Bern.

“Mbrëmë e patëm një lojë miqësore, fituam 4:2. Futbollin është pak zor me ndjek. Unë tash e kam fokusin vetëm në muzikë, se nuk mundem në të gjitha anët me u “shqyer”, siç themi ne shqiptarët”, ka thënë Engjëlli.

Ai po ashtu ka folur edhe për një talent tjetër të tij që ndoshta mund të jetë edhe profesioni i tij, duke treguar se shkolla i dergon një herë në javë të mësoj për fizioterapi dhe atij i pëlqen shumë.

“Fizioterapinë e kam lenë se nese nuk mund të arrij në futboll ateherë mund të bëhem një fizioteraput i suksesshëm” ka thenë ai në emisionin “Fol Shqip Show”.

Endrra e tij është që të punoj shumë dhe të arrijë që një ditë ta përfaqësoj Kosovën në Eurovision dhe për këtë ai shpreson shumë që një ditë ta shoh në skenen e një festivali evropian siq është Eurovision.

Ndiqeni videon e plotë nga emisioni:

Albora.ch

Marketing