Bledar dhe Burtint Bajraj kanë një vit që janë shpërngulur për të jetuar në Gjermani.

Marketing

Dy vëllezërit kanë qenë të ftuar në emisionin e vetëm të diasporës, Fol Shqip Show.

Ata kanë shfaqur talentin e tyre në muzikë.

Bledari dhe Burtinti e ndezën atmosferën duke përformuar live në skenën e Fol Shqip Show.

Bledar dhe Burtint Bajraj

Edhe pse të vegjël në moshë, atë kënduan këngë rapsodike dhe së bashku i ranë edhe çiftelisë.

Bledari, 13 vjeçar ka treguar se muzikën e ka nisur që në moshën 5 vjeçare.

“Unë ja kam nis me këndu kur kam qenë 5 vjeçar”, ka thënë Bledari.

Bledar Bajraj

Po ashtu, Burtinti ka treguar se ka nisur të këndojë në moshën 5 vjeçare.

“Edhe unë 5 vjet kam nisur të këndojë me axhallarët, me djemtë e axhallarëve. Ata tash janë në Kosovë, e kem grupin që këndojmë bashkë “Vëllezërit Bajraj”, ka shpjeguar Burtinti.

Burtint Bajraj

Ata janë nga Komuna e Malishëves, tashmë një vit janë vendosur në Gjermani.

Bledari ka deklaruar se Gjermani nuk e ka shijen e njëjtë sikurse Kosova.

“Nuk e ka shijen sikurse Kosova. Unë jam rritur deri në moshën 12 vjeçare. Babi është në Gjermani qe 5 vjet, pastaj i kem bërë letrat edhe ne dhe kemi ardhur këtu. Nuk mundem me krahasu Gjermanin me Kosovën”, është shprehur  13 vjeçari.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Të njëjti mendim është edhe vëllai i tij, Butrinti.

“Jo edhe shumë, puna është se 15 vjet kam ndenjur në Kosovë. Krejt shokët i kam lanë në Kosovë, ende nuk po më flenë shpirti në Gjermani”, ka thënë Butrinti.

Marketing