E jashtëzakonshme është paraqitja e Carolines, vajzës që e ka nënën shqiptare dhe babanë nga Bolivia por që ajo në zemër ndihet shqiptare për çka edhe paraqitet më kënaqesi.

Marketing

Carolina Lopez Moreno është soprano e re në botën e operas dhe muzikës klasike.

“Jam lindur në Gjermani dhe njoh tre gjuhë dhe më pas mesova edhe italisht dhe anglisht, kështu që unë flas pesë gjuhë të huaja.

Carolina López Moreno

Carolina López Moreno, ky emër nuk tingëllon aspak shqip. Kur vajza që e mban këtë emër është me origjinë shqiptare, pasi ajo e ka nënën shqiptare nga Tirana, kurse babai saj është Bolivia.

Ajo tregon se nëna e saj ishte në një shkollë për violinë por që në kohë e luftës ajo kishte ikur në Gjermani. Më pas deshira ishte që të merremi më muzikë apo sport.

“Të gjithë më thanë se unë kam zerin e duhur për opera por që nuk e dija në fakt se çfarë është. Një mësuese në fillim më tregoj pë fuqinë e operas dhe muzikës klasike dhe tashmë jam dashuruar në opera.

Ajo ka mbajtur një kocert të operas në shtepinë më të madhe në Evropë.

Carolina këndon aq bukur shqip dhe i di disa këngë në gjuhën shqipe dhe të cilat edhe i ka kënduar kur ishte në Shqipëri.

Ajo ishte edhe kandidate ne super talent në Gjermani

“Bolivi apo Shqipëri” ishte pyetja që drejtuesi i emisioni “Fol Shqip Show” Altin Marku ia bëri!

“Shqiptarët i kam shumë afër dhe ndiehm jashtëzakonisht e lumtur më ta e sidomos kur isha në Shqiperi për vizitë dhe janë njerzë të ngrohtë. Ata janë shumë fortë, kur e duan një gjë ata punojnë fortë dhe e arritin atë që duan. Kurse njerëzit nga Amerika latine kanë një temperament por janë edhe të lumtur.

Në emisionin Fol Shqip Show,  Carolina ka treguar se nëna e saj i ka thënë që është shqiptare. Dhe, Carolina e  me krenari shprehet që është shqiptare.

Carolina tregon se është e dashuar dhe ka një të dashur që tash e 10 vite është më të, ai është nga Amerika po që jeton në Gjermani.

Po ashtu, ajo ka treguar se janë 6 fëmijë në familje, dhe se nëna e saj që nga femëria ka insistuar që fëmijët e saj të merrem me muzikë dhe sport.

Carolina López Moreno ka zgjedhur që si instrument I saj të jetë zëri.

Ajo tashmë është një soprano e njohur, e cila është vlerësuar më shumë çmime për zërin e saj.

Carolina më gjithë sinqeritetin e saj dhe zerin e bukur tregon se kendon në shumë vende të Evropës dhe shumë shpejt edhe në Amerikë, por ajo ende nuk ka ndarë mendjen se ku do të jetoj.

Sapronon e njoh e cila më kënaqesi tregon se është një shqiptare ka treguar se është qeni i saj ai që e përcjellë në ushtrim, koncerte, udhetime apo kudo tjetër.

Carolina ka treguar se për tetë vite më radhë ka studiuar për muzikën klasike dhe se më pas kanë filluar sukseset e saj të pandalshme.

No description available.
Carolina López Moreno

Në emisionin Fol Shqip Show,  Carolina ka thënë se e ka të vështirë të zgjedh mes Bolivisë dhe Shqipërisë.

“Shumë e vështirë sepse shqiptarëtiI kam shumë afër, më të vërtetet. Gjithmonë kur jam më shqiptarët jam sikur në shtëpi, Nuk e di pse, sepse kam qenë në Gjermani gjithmonë , kur njohë shqiptarë, kur kam qenë në Shqipëri, kam qenë shumë e emocionuar. Sepse është një gjë, shqiptarët gjithmonë janë si familje”, është shprehur me ngazëllim Carolina.

No description available.
Carolina López Moreno

Ne këndojmë pa mikrofon dhe që të gjithë duhet të degjojnë andaj edhe duhet të kujdesmi shumë për vetën si për zërin, ushqimin, gjumin e sidomos që mos të ftohemi. Duhet të bëjë një sakrificë sepse duhet të qendroj e qetë sepse zeri duhet të jetë i njejtë gjithëmonë.

Shqiptarja ka marrë edhe shumë cmime ndërkombetare për të cilët ka punuar shumë por edhe është falenderuese.

Carolina gjate koncertit

Po ashtu, Carolina ka treguar se në botën e operës ka emra të njohur shqiptarë.

“Po sigurisht, e kemi Ermonela Jaho. Është një soprano më e njohura në botë, më të mirë  nuk ka! Ka shumë vite që bën një karrierë shumë të madhe”, është shprehur Carolina.

Marketing