Fisnkie Jusufi ka qenë e ftuar në emisionin e së shtunës të Fol Shqip Show.

Marketing

Ajo është instruktore e auto shkollës në Zvicër.

Fillimisht, ajo kishte punuar në një auto shkollë, më pas ka vendosur që të hapë auto shkollën e saj.

No description available.
Fisnkie Jusufi

“Unë në fillim kam qenë si punëtore, pastaj qe një vit kam vendosur me çelë auto shkollën time. Shkaku ka qenë për me qenë më e lirë. Me vendos vetë për gjërat”, është shprehur ajo

Fisnkie Jusufi është shqiptare nga Lugina e Preshevës.

Për shkak të dashurisë së saj ndaj vendlindjes, Fisnikja ka vendosur që auto shkolla e saj ta mbaj emrin “Lugina”.

No description available.
Gjate emisionit

“Vendosja e emrit Lugina është ide e ime, vendlindja nuk harrohet. Unë tek e Preshevës jam, për atë e kam vendosë me ia lan emrin Lugina. Emri Lugina është I njohur për shqiptarët, e dinë që Lugina do të thotë Presheva. Prandaj më ka ardhur kjo ide” , ka thënë ajo. 

Ajo ka treguar se e viziton shumë shpesh Luginën.

No description available.
Gjate emisionit

“Shkoj shumë shpesh, Tani që e kemi rregulluar shtëpinë, tri herë në vit shkoj me makinë”, ka thënë ajo .

Gjithashtu, ajo gjatë intervistës ka treguar se në çfarë orari punon dhe në cilat pjesë të Zvicrës.

Marketing