Blerta Sopaj ka qenë e ftuar në emisionin e diasporës, Fol Shqip Show.

Marketing

Ajo gjatë emisionit e ka promovuar këngën e saj më të re.

Kënga është e zhanrit baladë dhe këngëtarja ka vendosur që ta titulloj “Dashni”.

Këngëtarja shqiptare ka treguar se cilët ishin bashkëpunëtorët e kësaj kënge.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Baladën e re kam lansuar para dy jave. Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba. I cili e ka studion në Pejë, dhe është edhe këngëtar”, ka thënë Sopaj.

Më tej, ka treguare se kush është përkujdesur për lansimin e këngës.

“Publikimin e këngës e ka bërë Baresha network, në krye me Afrim Kolgecin. Me të vërtetë e kam ndje një lloj besimi, sepse më ka rënë me plotë me punu, por është i vetmi njeri që iu tregon mënyrën më të drejtë të mundshme të gjithë këngëtarëve, si atyre që kanë karrierë, sikur ata që janë prej fillimit. Ia tregon mënyrën më të mirë të publikimit dhe të arritjes në karrierë”, ka treguar ajo.

Blerta Sopaj

Më tej, këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të publikojë një baladë.

“Balada në përgjithësi e kam marr një lloj teme, duke e marr parasysh që nga pandemia e këndej kam dëgjuar vetëm ndarje, përçarje, e la më fëmijë, e la burri e la gruaja. Është bërë fenomen i dukshëm për atë arsye po e shprehi përmes këngës”, ka thënë Sopaj.      

Marketing