Gratë shqiptare të suksesshme në vende të ndryshme të diasporës po na bëjnë të gjithëve krenar me arritjet e tyre në fusha nga më të ndryshmet.

Marketing

Një emër mjaft i suksesshëm në botën e biznesit është shqiptarja nga Tetova- Maqedonia e Veriut, Qanije Selimi ajo merret me sipërmarrje të ndryshme dhe njeh nga afër punën e tyre. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fol Shiqp Show”.

Gjatë emisionit ajo ka treguar se si është përfshirë në botën e biznesit dhe kësaj here ka bërë një rrefim pë jetën e saj dhe fillimet e punës që nuk kanë qenë shumë të lehta.

“Unë kam filluar me biznesin tim të parë që nga vitit 2007, kur pas studimeve gjithë kam pasur dëshirë që të jem vetë sipërmarrëse, nuk kam dashur t`i kem të tjerët mbi kokë. Kjo ka qenë dëshira ime e zjarrtë që nga mosha e vogël që kam qenë”, ka thënë ajo.

Para hapjes se biznesit, ajo ka treguar se çfarë hapi kishte ndërmarrë.

Gjate emsionit Fol Shqip Show

“Nuk doja të shkoja të kërkoja punë, por doja ta bëja vetë. Kështu ishte ideja, pas mbarimit të studimeve, e bëra një hulumtim se çka i mungon qytetit tim dhe ta bëjë atë se çka jemi në mungesë. Në atë kohë, në vitin 2007 e pashë që mungon një qendër për kurse dhe trajnime”, ka treguar ajo.

Po ashtu, Selimi ka treguar se cili ishte biznesi i saj i parë në qytetin e saj.

Qanije Selimi

“Në atë kohë hapa qëndresën për kurse dhe trajnime në Tetovë. Faktikisht, vazhdon dhe funksionon edhe sot me sukses shumë të madh. Punoja pa ndal dhe pa pushim, pa pasur një orar të caktuar se isha në moshë të re, kisha energji  maksimale dhe doja ta shfrytëzoja çdo orë, çdo moment që të jap maksimumin që ai biznes të funksionojë”, ka rrëfyer ajo.

Më te, ajo ka treguar se me çfarë vështirësi ishte përball pas lindjes së fëmijëve të saj.

“Ishte shumë e vështirë në momentin që ti duhet të bësh kujdes, duhet të bësh rolin e nënës sepse e ki përgjegjësi dhe të njëjtën kohë të bësh rolin e një sipërmarrëse ose gruas në biznes dhe paralelë të dyja ishin shumë të vështira sepse familjarët e mijë të gjithë i kam në Zvicër, e kisha pak të vështirë sepse isha vetë, nuk kam pasur dikë që të më ndihmojë për pjesën e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve”, ka thënë Selimi.

Ajo ka treguar se është nënë e dy fëmijëve dhe normalisht përkushtimi për ta asnjëherë nuk e ka ndaluar në punën e saj derisa tregon se vajzën qysh të vogël e merrte më vete në punë sepse nuk kishte mundesinë që dikujt t’ia besonte vajzën.

“Duke parë sakrificën që bëja unë për vajzën, e bësoja se sa nëna tjera kanë vështirësi në rritjen e fëmijës dhe më kujtohet ishte viti 2013 dhe në mendja më erdhi një ide e pamenduar shumë.

Hy në facebook dhe shkruaj “Hapet çerdhja e parë private në Tetovë” pasi atje kishte çerdhje shtetroe por që ishin plotë dhe qyteti im kishte nevojë për diçka të re.

Çerdhja ishte hapur më planprogram komplet nga Danimarka por më theks planprogrami në gjuhën shqipe.

Rrëfimin e plotë e keni në video:

Marketing