Artistja Alida Duka është këngëtare shqiptare, e cila kohëve të fundit është fokusuar në skenën e muzikës gjermane.

Marketing

Ajo sapo ka publikuar albumin e saj më të ri.

Në këtë album, Alida ka bashkëpunuar me muzikantë të shumë, të cilët karrierën e tyre e shtrijnë në Gjermani.

Alida në emisionin Fol Shqip Show ka promovuar albumin e saj, “Nivida – 5 në 1”.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Janë gjashtë këngë. Në fakt albumi ishte përgatitur me 16 këngë, mirëpo në kohën e koronës i kam përgatitur të gjitha këngët, kur gjithçka ka qenë mbyllur. Dhe tani pasi u zgjatë procesi i këngëve, me videoklip doja t`i prezantoja të gjitha duke e nxjerr një këngë me klip, singel-singel, ngalen gjashtë këngë, dhe e lamë ta nxjerrim 5 në 1”, ka shpjeguar ajo.

Alida ka treguar se sa këngë ka në albumin e saj dhe në cilat gjuhë këndohen ato.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Më tej, ajo ka shpjeguar se me artistët që ka bashkëpunuar janë nga vendet e ndryshme të botës.

“Këngët janë shqip-gjermanisht, me këngëtarë të ndryshëm, me Salven me të cilin kam nxjerr  “Belvedera”, është italian, Niki Tall është grek i lindur në Gjermani, kemi bërë këngën “Loca”, Formidable është nga Los Angelos, është Oraine nga  Gjermania”, ka treguar këngëtarja shqiptare.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Më tej, Alida ka treguar si ka ardhur deri te bashkëpunimi me këta artistë.

“Bashkëpunimet kanë qenë spontane. Kanë qenë këngë që kanë filluar në 2020, 2021,2022të realizuara. Doja t`i nxjerrja pasi që çdo vit vjen një stil i ri”, ka thënë ajo.

Alida Duka

“Me Savlon është rritur në Gjermani. Ky këndon më shumë në Gjermani, njihet si repist Freestyle, kurse Niki Tall e kam njohur rastësisht në studio, është Dj edhe  këngëtar i mirë”, ka treguar ajo.

Gjithashtu, Alida ka treguar se ka edhe një bashkëpunim me vëllain e saj, këngëtarin e njohur Stine.

Marketing