Derisa mija shqiptarë kanë synim të emigrojnë në Zvicër apo vende tjera të Evropës, një rast aspak i zakontë është ai i zviceranit që jeton në Shqipëri Ueli Landolt .

Marketing

Ai ka qenë i ftuar në emisionin e diasporës, “Fol Shqip Show” dhe zvicerani më të foluren e tij shqipe simpatike tregon se ku qendron dallimi mes Shqiperisë dhe Zvicrës.

Përveç kësaj, Landolt ka trembëdhjetë vite që jeton në Shqipëri. Gjatë intervistës ka treguar se ka rrefyer pë jetë e tij dhe tregon se gjithemonë ka qenë i interesuar për Evropën lindore, por që Shqipëria e plotëson shumë sidomos pë nga natyra dhe fshatrat që ka.

Ai më tej, ka treguar se për herë të parë ka ardhur në Shqipëri në vitin 2009.

Ueli Landolt

“Unë kam qenë gjithmonë i interesuar në Evropën lindore qysh fëmijë, edhe kam vizituar shumë shtete, si Romanin, Ukrainën.

Por nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, edhe në vitin 2009 e kam pasur mundësinë. Shkova për dy muaj në Shqipëri. Kam punuar vullnetarisht në Shkodër, më ka pëlqyer, edhe thash pse jo, është diçka ndryshe”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Landolt ka sqaruar se pse Shqipëria është ndryshe nga Zvicra.

Ueli Landolt

“Natyra është spekuluare në Shqipëri. Natyra është më mirë se në Zvicër, pasi që nuk është prishur. Alpet në Shqipëri janë fantastike, janë eksploruar shumë mirë. Atje ke një jetë më të thjeshtë. Edhe këtu në Zvicër gjithmonë është shumë e komplikuar, duhet të punosh nga mëngjesi deri vonë”, ka shpjeguar ai.

Po ashtu, Landolt ka treguar se çfarë ka në Shqipëri që nuk ka në Zvicër.

“Malet janë gjithmonë një sfidë është krejt normale, por fshatrat nuk janë prishur si në Zvicër. Ti shkon në fshatë në Zvicër, atje ke i hotelet shumë të mëdha, ke shtëpitë, ke rrugët, ke trafikun. Në Shqipëri e ki ma qetësi, e ki mikpritjen. Këtu në Zvicër e ki lek-lekë ose franga-franga”, ka theksuar zvicerani.

Ueli Landolt

Landolt ka treguar se ekziston një realitet tjetër në vendet si Zvicër, Amerika, Anglia nga ajo se çfarë mendojnë në Shqipëri ose në Kosovë.

“Në qoftë se i ki mundësit është ndryshe. Ti e dinë vetë kush largohet për hall në një vend tjetër ka gjithmonë shumë probleme sepse askush nuk është duke të pritur për ty në Gjermani, Zvicër, Amerikë  ose në Angli. Atje definohesh më shumë borxhe, pastaj duhesh me la borxhin, pastaj duhesh me gjet punë, e kur kthehesh në Shqipëri ose Kosovë të gjithë mendojnë se “ti je i pasur”, e duhesh me lan shumë dhurata”, ka thënë Landolt.

Zvicerani Ueli Landolt i cili jeton në Shqipëri nuk dëshiron të krahasoj Zvicrën me Shqiperinë apo anasjelltas, sepse thotë se Ballkani asnjeherë nuk është Evropë apo Zvicra nuk është Sicili.

Ai po ashtu ka jep një mendim edhe për politikanë shqiptar. Ai ka thenë se vetingu në Shqipëri ka filluar pesë vite më parë dhe ende çeshtjet janë të hapura, në Shqipëri asgjë nuk bëhet pa interes.

Landolt aktualisht në Shqipëri merret më biçikleta, dhe vizitorët që shkojnë në Shqipëri kanë mundesi që më biçikleta ti shetisin tjerat qyteti dhe kjo më të vërtetë është e bukur.

Gjithë investimin e kemi bërë vet unë dhe një shqiptar më të cilin edhe punojmë bashkë.

Ndiqeni videon e plotë:

Marketing