Edhe këtë javë u transmetua emisioni më i ri i Fol Shqip Show nga Altin Marku.

Marketing

Në këtë emision ishte i ftuar një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, Alban Skenderaj.

Ai njihet më hite të shumta, sidomos për baladat.

Ka dalë në skenë para 18 vite, për Albinin këto vite kanë “fluturuar” shumë shpejt.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Po ashtu, ai ka folur edhe për këngën e parë “ Vetëm ty” që ishte shfaqur para publikut në Top Fest.

“Ishte një kombinim interesant, ishte historike dhe mënyra  se si ndryshoi, devijoji muzika atëherë me Top Fest, me konceptin më modern, kaluam nga festivalet klasike , nga mbrëmjet klasike në një show, ku promovoheshin artistë të panjohur”, ka thënë ai.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Më pëlqen fakti që kam ardhur kështu, do me thënë kam ardhur si njeri që  më është dhënë një mundësi, por painteres, paramendim edhe u krijua një frymë shumë e bukur, meritoracie në kuptimin që nëse ishe i mirë, nëse kishe talent, kishe suportin maksimal të atij projekti, të atij spektakli, apo të asaj medie të caktuar”, ka deklaruar Skenderaj.

Gjatë emisionit, prezantuesi i është drejtuar Alban Skenderajt me disa fjalë  që filten në Kosovë, pra që janë me dialekt kosovar, por  të njëjtat nuk përdoren në Shqipëri.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Në videon e më poshtëm do t`i keni përgjigjet interesante të Alban Skenderajt, që do t`ju bëjnë të qeshnit me zë.

Marketing