Një familje shqiptare që jeton në Zvicër është tejet e veçantë pasi ata janë duke rritur trinjakët e tyre të mrekullushëm Kroi, Troi dhe Roan.

Marketing

Prindërit e pesë fëmijeve Xhem dhe Ardiana Aliaj treguan se sa është e veshtirë kujdesja për trinjakët e tyre por njëkohësisht edhe aq e bukur, derisa ata përveq trinjakëve kanë edhe dy fëmijet e tjerë më të mëdhenjë Ali dhe Lion Aliaj.

Trinjakët

Emisioni “Fol shqip show” ishte për vizitë tek familja e veçantë shqiptare dhe gjithëçka ishte aq e bukur derisa djemtë krejtësisht të ngajshëm nuk ndaleshin dhe ishin prinderit ata që i mbanin në krahë.

Nëna heroinë Ardiana e cila edhe duket tejet bukur na rrefen se si ka arritur të rris trinjakët e saj por duke mos lenë asnjeherë anash edhe dy djemtë e saj më të mëdhenjë.

“Përkushtim të madh duan trinjakët sidomos tash kur janë rrit pak dhe duan të prekin gjithëçka por edhe dy fëmijë e tjerë i kanë aktivitet e veta, detyrat, shkolla dhe edhe keta e duan pjesën e tyre të kujdesit. Unë i njoh secilin prej tyre sepse që kur ishin bebe i kam njohur por kjo nuk ndodh më njërezit e tjerë pasi të tjerët veshtirë i njohin” ka thenë nëna e pesë djemve e cila e përkushtuar rritë fëmijët e saj.

Familja shtatë anëtareshe Aliaj

Ajo rrëfen momentet e saj të para kur kuptoi për fëmijët, se kurrë nuk priste që prapë do të ishte shtatëzanë me binjakë, e lëre më trinjakë.

Në pyetjen nese duan të kenë ende fëmijë, ajo qesh pafund dhe thotë se gjithemonë kanë dashur të kenë një vajzë por që tani mendojnë se mjafton sepse një fëmijë i gjashtë ndoshta do të ishte shumë.

Ardiana e cila si duket se është tepër e zonja nuk ndalon, ajo thotë se përkunder angazhimit po mundohet të punoj pak më disa gjera të kozmetikës nga shtëpia, derisa bashkëshorti ka punuar gjithemonë pa ndalim.

Producenti dhe prezantuesi i “Fol Shqip Show”, Altin Marku gjatë vizitës ka qenë shumë i dashur më trinjakët të cilët edhe vazhdimisht kerkonin diçka e që gjithemonë prinderit ishin ata që sapo kapinin njerin në krahë e më pas tjetrin.

Xhem Aliaj me dy nga trenjakët e tij

Babai i trinjakëve, Xhem Aliaj si baba i përkushtuar por që edhe i duhet të punojë shprehet se është shumë i lumtur që tashmë ka pesë djem dhe tre prej tyre janë trinjakë ani pse thotë se kanë jep shumë mund që nga lindja.

Veçantia e kësaj familje është se kanë trinjakë por familja kosovare që jeton në Zvicër tregon se udhetimin më pesë femijët e tyre asnjeherë nuk e bejnë më aeroplan për në vendlindje, po ata gjithemonë udhetojnë më veturë.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Xhem Aliaj dhe Ardiana Aliaj s’bashku më fëmijët e tyre paraqesin një familje të mrekullueshme, tipik shqiptare por njëkohesisht edhe familje e intergruar mirë në Zvicër.

Gjatë intervistës, Xhem dhe Ardiana kanë treguar gjëra interesant për fëmijët e tyre, si dhe për jetën që e bëjnë në Zvicër.

Xhem ka treguar se nuk e ka të lehtë t`i dallojë trenjakët e tij.

“Kur më afrohen një nga një i dalloj por kur ata janë të tre bashkë më veshtirë i dalloj” tha ai, përcjellë Albora.ch

Roani, Kiani dhe Troi 

Trinjakët Roani, Kiani dhe Troi janë fëmijë biond më pak flokë të gjata dhe tejet atraktiv. Ata paraqesin një ëmbëlsi të jashtëzakonshme sidomos kur kerkojnë diçka apo e kanë mënyrën e vet të komunikimit.

Janë krejtesisht të ngjajshëm, por edhe tejet atraktiv, sidomos kur ata kapen për dore dhe ecin ashtu taman si disa djem që e zbukurojnë lagjen apo edhe qytetin.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Ardiana tregon se të gjithë fëmijet i dallon edhe pse janë tersisht të njejtë. Ajo tregon se nuk e ka të veshtirë njohjes apo marrjen më trenjakët pasi që ajo edhe dy vëllëzerit e saj i ka pas binjakë dhe kohë pas kohë isht kujdes për ta.

No description available.
Gjatë emisionit Fol Shqip Show

Ardiana Alijaj është nëna e cila lindi trinjakë në orët e para të vitit 2021, duke u bërë kështu një ndër gratë e para me fëmijë të lindur në këtë vit, në gjithë Zvicrën.

Shqiptarja 32 vjeçe njihet si një rast i veçantë në Zvicër.

Në orën 7:52 të mëngjesit të 1 janarit, jeta e 31-vjeçares Ardiana Aliaj përsoi ndryshim rrënjësor. Treshet e tilla rrallë lindin, zakonisht jo më shumë se një herë në vit në KSB.

Për më shumë mund ta shikoni videon e mëposhtme.

Albora.ch

Marketing