Marketing

Në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc sot rreth orës 16:30 ka ndodhur një vetëaksident.

Sipas zjarrfikësve vetura ishte rrotulluar dhe dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar. Ndërkaq, sipas informacioneve të zjarrfikësve, viktima dyshohet të jetë një 14-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetëaksident nga rrotullimi i veturës, dyshohet për një të vdekur, dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook. /albora.ch /

Marketing