Vajzat tani mund të realizojnë çdo dëshirë të tyre, nuk ka më profesione të ndara.

Marketing

Armela Murati do të jetë pilotja e parë shqiptare. 25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion.

Të konkurronte apo jo në një terren të dominuar historikisht nga meshkujt, ishte për të vetëm një hezitim i momentit. Sot Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit, duke zhdukur çdo pengesë gjinore.

Armela e di se bashkë me guximin për të sfiduar lartësinë, ka pranuar mbi vetë misionin për t’i shërbyet vendit në kohë të mirë e të vështirë./albora.ch/

Marketing