Në Shqipëri, një litër naftë shkoi deri në 198 lekë për litër në disa pika karburanti, ose rreth 1.60 euro. Në Zvicër, një litër naftë shitet me 1.61 euro.

Prej 1 janarit 2022, një litër naftë në Zvicër taksohet me 80 cent, ndërsa në Shqipëri taksimi aktualisht është në 105 lek për litër. Kjo do të thotë se për nga niveli taksat në Shqipëri janë të njëjta si në Zvicër.

Dallimi i madh është se një zviceran paguhet rreth 7 mijë euro si pagë mesatare, ndërsa në Shqipëri paga mesatare llogaritet në rreth 500 mijë lek, ose 435 euro.

Pra, një zviceran mesatar e blen po aq shtrenjtë dhe po me aq taksa naftën sa një shqiptar mesatar, pa përmendur këtu faktin që Shqipëria është ndër vendet prodhuese të naftës në Evropë dhe me fushën naftëmbajtëse më të madhe kontinentale, atë të Patos-Marinzës, shkruan voxnews.al, transmeton albora.ch.

Marketing

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj parashikoi se luhatja është e përkohshme dhe shqiptarët do të duhet të presin deri në qershor për të parë uljen e çmimeve.

Deri atëherë ajo që është e ditur sot është që shqiptarët e paguajnë një litër naftë po aq sa zviceranët./albora.ch/

Marketing