Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 108 raste të reja me Covid.

Ndërkohë në këtë raport thuhet se nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë poashtu informon se janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 637./albora.ch/

Marketing