Një histori e bukur dashurie ndodhi pas një ndëshkimi me karton të kuq. Jeff Hardevald e takoi dashurinë e madhe të jetës, në një moment që pak kush mund ta kishte pritur, Shona Shukrula, gjyqtare e katërt e takimit të kategorisë së dytë të futbollit holandez mes Emmen dhe Edinhoven më 13 gusht të vitit 2021.
Hardeveld, mbrojtës i Emmen, u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë dhe u nis drejt zhveshtores dhe pak para se të mbërrinte tek tuneli, ai kaloi pranë 30-vjeçares.
Megjithatë, i zhgënjyer, u duk sikur ai nuk e kishte vërejtur Shukrulan, e cila ka qenë gjyqtare e FIFA-s që prej vitit 2017. Por, ata u takuan përfundimisht, siç tregojnë edhe profilet e tyre në Instagram.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin ata të dashuruar në kryeqytetin italian, Romë. Ajo e konfirmoi lidhjen e dashurisë me futbollistin duke e përshkruar fotografinë me të: “Është zyrtare”.
Një ndeshje që mbaroi në pakënaqësi për Hardeveldin ishte në të njëjtën kohë një pikënisje e një gjëje ndryshe nga futbolli. /albora.ch/