“Raiffeisen Bank” i ka dërguar në Ukrainë të dhënat personale të klientëve të saj në Kosovë. Shënimet përfshijnë të dhënat personale identifikuese, si numri personal, adresa, etj.
Të dhënat personale të kosovarëve do të përpunohen në “Infocus” L.L.C., një kompani private në Ukrainë.
Dërgimi i të dhënave personale të kosovarëve nga Raiffeisen Bank në Ukrainë, është miratuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, ndonëse shteti i Evropës Lindore nuk ndodhet në listën e vendeve të sigurta për mbrojtjen e të dhënave, transmeton albora.ch.
Qëllimi i transferimit të të dhënave personale të kosovarëve në Ukrainë, thuhet se është ofrimi i shërbimeve këshilluese gjatë udhëtimeve për klientët e bankës që posedojnë kartela të tipit “Visa Platinum”./albora.ch/