Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19.

Marketing

Qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja, sipas këtij vendimi, do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.

Poashtu të vaksinuarit para se të nisen drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojnë se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Në “listën e kuqe” të Francës përveç SHBA-së bëjnë pjesë edhe Rusia, Afganistani, Bjellorusia dhe Serbia.

Franca po përballet me shifra rekorde të të infektuarave dhe në katër ditët e fundit ka regjistruar mbi 200,000 infektime ditore.

Marketing