Në bazë të të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik, sot në orën 14, stacioni i tyre në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius.
Marketing
Kjo është temperatura më e lartë e matur në Kroaci, si dhe temperatura më e lartë e janarit në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve shkruan Index.hr, përcjell albora.ch.
Kjo ka bërë që banorë të shumtë të Dubrovnikut të shijojnë një ditë krejtësisht atipike për janarin, ndaj disa prej tyre vendosën të shkojnë në plazh. Kështu, shumë notarë mund të shihen në Banja, plazhi më i njohur në Dubrovnik. /albora.ch/
Marketing