Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka uruar Jakov Milatoviçin, për zgjedhjen si president i Malit të Zi.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjeloshaj u shpreh se duhet vendosur theksi te pakicat në vend.

Sipas Gjeloshajt, Milatoviç do të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe shtoi se si përfaqësues i shqiptarëve, është i gatshëm për bashkëpunim.

“Deshiroj të uroj për fitore kandidatin për president, z. Jakov Milatović . Me këtë rast përgëzoj të gjithë qytetarët për kontributin e tyre që ky proces zgjedhor të jetë në frymën e lirisë dhe të demokracisë. Sa më e madhe është përkrahja, përgjegjësia shtohet.  Theks i veçantë propozoj të bahet tek pakicat, pasi që mesazhi nuk është i mirë nga festimi i fitores.

Jemi të bindur që z.Milatovic me punë dhe vepra do ta dëshmoj atë që e ka premtuar gjatë fushatës dhe se do të jetë President i të gjithë qytetarëve. Si perfaqësues i Shqiptarëve, duke respektuar vullnetin e sovranit, jam i gatshëm për bashkëpunim me respekt të ndësjellt dhe në bazë të parimeve që i përfaqësojmë”, shkroi Gjeloshaj në Facebook.

Marketing