Teleskopi Webb ka sjellur zbulime të reja shkencore që kur u lëshua në Hapësirë vitin e kaluar. Ai arrin të shohi më larg se kurrë më parë në skajet e largëta të universit, që do të thotë gjithashtu se po “shikon pas në kohë”.

Marketing

Në kohën kur drita nga galaktikat më të largëta arrin në Tokë, ajo është shtrirë nga zgjerimi i universit dhe është zhvendosur në rajonin infra të kuqe të spektrit të dritës.

Instrumenti NIRCam i teleskopit Webb ka një aftësi të paprecedentë për të zbuluar këtë dritë infra të kuqe, duke e lejuar atë të dallojë shpejt një sërë galaktikash të paparë kurrë më parë, disa prej të cilave mund të riformësojnë kuptimin e astronomëve për universin e hershëm.

Në dy studime të botuara në revistën Nature Astronomy, astronomët zbuluan se kanë “zbuluar në mënyrë të qartë” katër galaktikat më të largëta të vëzhguara ndonjëherë.

Galaktikat datojnë nga 300 deri në 500 milionë vjet pas Big Bengut më shumë se 13 miliardë vjet më parë, kur universi ishte vetëm dy për qind e moshës së tij aktuale.

Kjo do të thotë se galaktikat janë nga ajo që quhet “epoka e rijonizimit”, një periudhë kur yjet e parë besohet se kanë dalë. Epoka erdhi direkt pas epokave të errëta kozmike të shkaktuara nga Big Bengu.

Marketing