Elon Musk i paralajmëroi përdoruesit e Twitter se gjërat do të ndryshonin në këtë platformë, mirëpo e sigurt që këtë asnjë nuk e priste. Zogu blu, logoja tradicionale e Twitter është zëvendësuar me një qen.

Marketing

Ende nuk dihet nëse kjo është thjesht një shaka, pasi ndryshimi u lajmërua menjëherë pas “1 prillit” apo nëse vërtetë Elon Musk po përpiqet ta çojë Twitter-in në një nivel tjetër, pas opsioneve Twitter Blue dhe llogarive të verifikuara.

Dogecoin është një kriptomonedhë e bazuar në meme në internet me të njëjtin emër, e cila përfaqëson një qen të racës “Shiba Inu”. Ajo u krijua në 2013 si një shaka, por fitoi popullaritet dhe vlerë falë mbështetjes së të famshëmve, ndikuesve dhe komuniteteve online.

Dogecoin përdoret kryesisht për bakshish në rrjetet sociale, dhurimin për qëllime bamirësie ose blerjen e produkteve dhe shërbimeve në internet. Simboli i tij është Ð dhe shkurtesa e tij është DOGE.

Ky ndryshim i ka dhënë Dogecoin një rritje të konsiderueshme të aksioneve të kriptomonedhës. Deri më tani Elon Musk nuk ka dhënë shpjegime për ndryshimin e papritur, por në të kaluarën, ai i ka dhënë mbështetje kriptomonedhës, kështu që është shumë herët për ta hedhur poshtë një lloj bashkëpunimi.

Por kjo nuk është hera e parë që Elon Musk e mbështet Dogecoin. Më herët Musk tha në ‘Saturday Night Live’ se Dogecoin ishte “e ardhmja e monedhave” dhe se vlera e tij do të shkojë “në hënë”, ndonëse e pranoi se ishte një “mashtrim”.

Marketing