Ish presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pranuar fajësinë për akuzat penale. Ai është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ai është formalisht nën arrest që nga mbërritja në gjykatë.

Marketing

Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj për një aferë të supozuar. Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme.

Por supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork. Trump është ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Ai i ka quajtur këto akuza si të stisura politikisht.

Marketing