Më shumë se 3000 fluturime janë anuluar vetëm gjatë ditës së sotme në mbarë botën, si shkak i përhapjes së coronavirusit të variantit Omicron dhe motit të keq.

Marketing

Sipas FlightAware.com, përvec anulimeve pati edhe vonime të fluturime ku më shumë se 4,800 fluturime u vonuan në total.

Festat e fundvitit si Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festat që ka më së shumti fluturime, e në këtë rast përhapja e shpejtë e Omicron ka çuar në një rritje të infeksioneve edhe të një numër të madh anëtarësh të ekuipazhit të aeroplanëve të karantinuar, duke detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet, raporton  aljazeera.com, transmeton albora.ch.

Varianti i ri i coronavirusit Omicron ka shënuar rritje rekord të të infektuarve në botë dhe ka kufizuar festimet e Vitit të Ri në një numër të madh vendesh.

Marketing