Marketing

Zvicra si një shtet i fuqishëm ekonomikisht vazhdon të mbetet një nga rrugët e shpresës për shumë kosovarë, për një jetë më të mirë , si dhe për bashkim me më të dashurit e tyre të cilët ndër vite jetojnë në atë vend.

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2021, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 12 mijë e 842 viza.

Këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: vizitë familjare, turizëm por edhe 90 ditë pa të drejtë pune.

Sipas të njëjtëve deri në fund të vitit 2021 lëshohen rreth 15 mijë viza të llojit C.

“Deri në fund të nëntorit të këtij viti janë lëshuar 12843 viza të llojit C (vizitë familjare, turizëm, 90 ditë pa të drejtë pune). Deri në fund të vitit do të lëshohen rreth 15000 viza të llojit C.”, u tha në përgjigjen e ambasadës zvicerane për një media vendore.

Por, 95 përqind e vizave të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës me seli në Kosovë ishin për bashkim familjar.

Shumë kosovarë të cilët duan të bashkohen me më të dashurit e tyre të cilët jetojnë në Zvicër padyshim se duhet të plotësojnë një sërë kërkesash në mënyrë që të arrijnë pajisjen me vizë nga ambasada zvicerane. Nuk kemi dhe nuk mund të nxjerrim statistika rreth numrit të vizave të punës të lëshuara nga ambasada jonë, por mund t’ju themi se janë më pak se 50 në vit”, u tha nga Ambasada. /albora.ch/

Marketing