Ishte vetëm 18 vjeç kur ishte njoftuar me ish bashkëshortin e saj britanik në Zvicër. Kohë kjo kur Mirjeta Wiggins duhej të vendoste mes familjes ose dashurisë.

Marketing

E gjithë kjo situatë ishte për shkak se familja e saj shqiptare ishte shumë e zhgënjyer nga vendimi i saj që të martohej me britanikun dhe që në asnjë mënyrë nuk e miratonin këtë vendim.

Por ani pse familja e saj ishte kundër, Mirjeta vendosi të martohej me të, kështu duke ndërprerë kontaktet me familjen e saj rreth 5 vite.

E pyetur në emisionin “Fol Shqip Show” se cila ishte arsya që familja nuk e pranonte, Mirjeta tha se për shkak të kulturës ndryshe dhe se familja e saj donte që ajo të martohet me dikë nga Struga, prej nga edhe është prejardhja e saj.

Por në fund ajo rrëfen se tanimë ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj britanik, duke theksuar se fjalët e familjes së saj dolën të ishin të vërteta, pasi ata nuk gjetën mirëkuptim të mjaftueshëm, duke pasur kultura të ndryshme nga njëri tjetri./albora.ch/

Marketing