Në emisionin e sotëm te e “E diela Shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq” protagonistë kanë qenë dy figura të njohura të publikut shqiptar.

Marketing

Bëhet fjalë për protagonistët e këngës hit “Të ka lali shpirt” Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi.

Këngëtari Mandela Mustafa, i njohur dhe me emrin e artit si Mandi i Nishtullës e ka akuzuar kolegen e tij Silva Gunbardhi për të drejtat e autorit të këngës “Të ka lali shpirt”.

Mandi tha se ajo ka marrë më shumë fitime se ç’duhet, dhe se ai nuk është vlerësuar monetarisht aq sa meritohej, e madje e ka akuzuar këngëtarën se ka shkelur kontrata, ka keqpërdorur emrin e tij dhe ka falsifikuar firmat e tij në mënyrë të tillë që ai mos të marrë fitimet e merituara.

Kurse Silva hodhi poshtë akuzat duke thënë se ajo merr vetëm 10% të fitimeve, ndërsa u shpreh se Mandi Nishtullës ka nënshkruar një kontratë ku fitimet i ndan me kushëririn e tij, producent muzikor. Këngëtarja poashtu shtoi se gjatë orëve të vona të natës, Mandi i Nishtullës e telefon, dhe e kërcënon.

E ndërkohë në momentin që Gunbardhi tha se ishte ajo që kishte paguar të gjithë shpenzimet e këngës e të klipit erdhi edhe kundërpërgjigjia e kolegut. Mustafa ku shtoi se pavarësisht kësaj, ajo kishte marrë shumë fitime, madje në një çast tha se vetëm në Amerikë kishte marrë 50 mijë dollarë.

Ardit Gjebrea ndërkohë, ka ndërhyrë duke sqaruar për publikun për procedurat e marrjes së pasurisë në një këngë të caktuar, kurse Eni Çobani ka thënë se gjatë publikimit të “Të ka lali shpirt” nuk ka egzistuar ligji i të drejtës së autorit.

“Ligji për të drejtën e autorit është krijuar në Shqipëri në vitin 2016, kurse kontrata juaj është e përkthyer, por përkthimi është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.” ka konstatuar ajo.

Por pas këtij debati të gjatë në studion e “Shihemi në gjyq” Mandi i Nishtullës i puthi dorën koleges së tij Silva Gunbardhit.

Kujtojmë se kënga “Te ka lali shpirt” ka 627 milionë klikime në Youtube

Marketing