Mijëra qytetarë holandezë dolën sot për të protestuar kundër masave kufizuese ndaj COVID. Gjatë marshimit pati edhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë.

Marketing

Kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema, lëshoi ​​një urdhëresë urgjente, duke fuqizuar policinë të pastrojë sheshin qendror të Muzeut, pasi protestuesit shkelën një ndalim për mbajtjen e tubimeve publike gjatë valës së fundit të infeksioneve me COVID, raporton Apnews, përcjellë albora.ch.

Kujtojmë se më 19 dhjetor Holanda hyri në një bllokim të papritur, pasi qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve, përveç atyre thelbësore, si dhe restoranteve, parukerive, palestrave, muzeve dhe vendeve të tjera publike deri të paktën më 14 janar.

Qeveria lokale e kishte shpallur të jashtëligjshme protestën, duke thënë se policia kishte indikacione se disa protestuesë mund të planifikonin të merrnin pjesë “të përgatitur për dhunë”. /albora.ch/

Marketing