Në një rrëfim ekskluziv për albora.ch, Ergys Keta flet për jetën e tij të natës si menaxher i klubeve, por mbi të gjitha për projektin e tij të fundit në botën e filmit.

Marketing

Ai ka shprehur talentin e tij jo vetëm si aktor, por dhe si producent. Për këto dhe detaje të tjera, ai jep këto përgjigje.
 

  1. Ergys, ti njihesh si djali që menaxhon klubet më të njohura të natës në Shqipëri. Prej nga ideja për të bërë film tëndin, ku në trailer shihet që pjesë e kastit janë shumë aktorë të njohur të Shqipërisë dhe Kosovës. Për më shumë pse horror?

“Atherë përveç punës time që bëjë si menaxher i clubit më të mirë në trevat shqiptare Cinco Cavalli, kam pasion dhe pjesën e aktrimit, ku kam marrë pjesë në disa filma shqiptarë. Së fundmi është projekti im personal si producenti dhe aktori kryesor i filmit. Ideja ka lindur duke parë tregun shqiptar dhe duke sjellë një risi që asnjë se ka sjellur deri më sot. Në lidhje me kastin dua të jetë suprizë për të gjithë”.

  1. A të mjafton koha t’i bësh të gjitha këto projekte me kaq shumë ngarkesa që keni, si është një ditë e jotja?

“Në fakt kohë ka për çdo gjë nëse don. Unë kam vullnet dhe dëshire të bëj shumë gjëra njëkohësisht, gjë e cila është e veshtirë por po ja dal”.

  1. Trego diçka më shumë në lidhje me projektin tuaj të fundit ?

“Projekti im i fundit është diçks speciale që do bëjë bujë në gjithë trevat e Shqipërisë, por dhe nëpër botë kudo ku ka shqiptarë. Është një projekt që nuk është bërë kurr më parë, gjë të cilën dhe ju vetë do e shikoni shumë shpejt”.

  1. Ergys na trego diçka më shumë për veten tënde?

“Jam single, e shikoj shumë jetën. Qesh..kaq në lidhje me këtë pyetje”.

  1. Për fund, çfarë iu thua të gjithë atyre që do e ndjekin këtë intervistë.

“Prisni projektin e radhës, pasi do jetë shumë herë më i bukur se ky që kam bërë, qesh…”! /albora.ch/

Marketing