Pak kohë se të niste pjesa e parë e ‘Super Bowl’, u vendosën baste në Las Vegas që Snoop Dogg të konsumonte marihuanë dhe të pinte duhan brenda stadiumit SoFi.

Marketing

Në fillim nuk u pa ndonjë video të reperit Snoop Dogg duke tymosur në të vërtetë gjatë shfaqjes së pjesës së pare, por, më pas në rrjetet sociale u bën virale disa imazhe, në të cilat 50-vjeçari shihet duke konsumuar lëndë narkotike, para se të ngjitej në skenë, shkruan Marca.

Një kamerë brenda stadiumit kapi të gjithë sekuencën që e vë Snoop në qendër të vëmendjes.

Yjet e hip-hopit që u rikthyen me një performancë masive dhe dhuruan spektakël, u ngritën edhe kundër disa rregullave që u tha se u ndaluan nga NFL.

Në mesin e tyre edhe Eminem e gjeti momentin e tij për t’u gjunjëzuar në formë proteste pas performancës së këngës “Lose Yourself”. Vendimi i reperit për t’u gjunjëzuar me dorën në kokë dukej se ishte një shfaqje solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarë të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë. /albora.ch/

Marketing