Në natën e ndërrimit të motmoteve deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Vasfije Krasniqi, ishte rrezikuar nga një plumb “qorr”, e cila tha se plumbi kishte depërtuar përmes dritareve. Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka ngritur dyshimin se kjo mund të ketë qenë gjuajtje e qëllimshme.

Marketing

 “Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°”, shkroi ai në rrjetin social facebook.

“Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale”, u shpreh ai.

Tutje, eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka thënë se është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë në detaje këtë rast.

Marketing