Shqipëria është shteti që u prek më pak nga mbyllja e trafikut ajror – vetëm 2 mijë fluturime të anuluara. Kështu u bë e ditur në një publikim të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror, e njohur zakonisht si Eurocontrol.

Marketing

Shqipëria ka një rënie prej 8% midis viteve 2019-2021 duke kryesuar rimëkëmbjen.Në renditjen e saj, ajo ndiqet nga katër shtete të tjera Bosnjë dhe Hercegovina, Armenia, Ukraina dhe Greqia.

Të gjitha këto shtete kanë regjistruar një rënie të trafikut në më pak se 30%.

Madje, sipas Eurocontrol, në kulmin e sezonit veror, disa vende iu afruan shumë niveleve të vitit 2019.

Viti 2021 pa një rikuperim të pjesshëm, por të qëndrueshëm të trafikut në Evropë, duke filluar me më pak se 64% në janar kundrejt niveleve të vitit 2019.

Vaksinimet masive dhe certifikata digjitale e BE-së për COVID-19 ndihmuan në një rikuperim solid veror, ku trafiku ajror ka mbetur relativisht i qëndrueshëm në mbi 70% që nga vera.

E kur flasim për Humbjet e linjave ajrore për vitin 2021, ato arritën në 18.5 miliardë euro me pothuaj 1.5 miliardë pasagjerë më pak.

Sipas Eurocontrol, aviacioni ka qenë në gjendje të sigurojë lidhjen bazë, edhe pse zgjedhja e fluturimeve brenda Evropës mbetet shumë mbrapa niveleve të trafikut.

Trafiku i vitit 2022 pritet të rikuperohet në 70-90% të niveleve të vitit 2019.

Marketing