Bashkëatdhetarë jo të paktë pasi kaluan festat e fundvitit në Kosovë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Marketing

Aktualisht pikat më të ngarkuara aktualisht janë ajo në Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Medare pritjet për të dal nga Kosova zgjasin deri në 30 minuta. Tek Dheu i Bardhë dhe Muçibabë deri në 20 minuta.

Ndryshe, në vigjilje të festave të fundvitit mërgimtarët kanë pritur deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë. Vetëm përmes kufijve tokësor gjatë muajit dhjetor afro 130 mijë mërgimtarë kanë ardhur në Kosovë. Kurse, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jasahri”, nga data 1 deri më 28 dhjetor 2021 kanë fluturuar 1,423 aeroplanë me 180 mijë udhëtarë, kanë bërë të ditur për albora.ch zyrtarë të këtij insitutcioni. /albora.ch/

Marketing