Një familje është shuar pasi helikopteri i tyre privat u rrëzua pranë qytetit të Bronson në Florida.

Marketing

Sipas mediave të huaja, kanë humbur jetën Ronald Hicks, 38-vjeç, Shelly Hicks, 32-vjeç, Parker Hicks, 5-vjeç, dhe Jaylyn Hicks, 5-vjeç.

Hetuesit thonë se një dëshmitar që pretendon se ka parë një përplasje helikopteri ka thirrur autoritetet rreth orës 20:30. Helikopteri i rrëzuar u zbulua në një zonë të pyllëzuar në perëndim të Bronson, përcjell albora.ch.

Mediat bëjnë me dije se familja u nis nga një rezidencë private në jugperëndim të qytetit të Bronson me një helikopter Robinson në pronësi private në rrugën e tyre për në shtëpi për në Gilchrist County. Deri më tani nuk dihet shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Marketing