Gazetare: Anisa Çela

Marketing

Këngëtari i hitit “Të ka lali shpirt” Mandi Nishtulla, në një intervistë për albora.ch ka thënë se nuk është më në gjyq me këngëtaren Silva Gunbardhi, sa i përket fitimeve nga Youtube të hitit të lartëcekur ku Mandi e Gunbardhi ishin bashkëautor.

Nishtulla edhe më herët pati akuzuar Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj se i kanë marrë miliona euro të fituara nga klikimet që ka marrë kënga në YouTube dhe atij nuk i kanë dhënë asgjë.

“Po me Silvën kam mbaruar punë, por problemi im është Alfred Sula, ku ndodhem dhe në një gjyq me të, theksoj gjyq privat. Ku pres një përgjigje të saktë kësmet. Me pak fjalë përgjigja e saktë e kësaj pyetje është presim të marrë parat e mia, që m’i kanë marrë”, tha Mandi.

Ai ka folur edhe për karrierën e tij, për projektet që i ka në të ardhmen dhe koncertet.

“Koncertet i mbajë më shumë në Evropë pasi në shqiptarët nuk vlerësojnë talentin tim. Plus nuk kam asnjë përkrahje nga një në Shqipëri, përkrahje të saktë që të vazhdoj më përpara, pasi më kanë lënë shumë mbrapa”.

“Për të gjithë shqiptarët që ndodhen në diasporë, në gjithë Evropën dhe botën, i them që të dëgjojnë sa më shumë Mandi Nishtullën pasi Mandi është numri një për çdo stres, çdo hall, çdo siklet, Mandi është pasqyra e njerëzve.

Emri i tij i vërtet është Mandela Musatafa, lindur në 15 shtator 1992, Durrës. Karriera e tij si këngëtar ka filluar që në moshë të re.

Ai njihet për vokalin e tij dhe jo vetëm. Bashkëpunimet e tij janë të shumta. Por, kënga dhe bashkëpunimi që atij i dha një emër jo vetëm Shqipëri, por në gjithë Ballkanin ishte kënga “Te ka lali shpirt”, me Silva Gunbardhi. /albora.ch/

Marketing