Mijëra shoferë të mbetur të bllokuar në një autostradë rreth kryeqytetit grek Athinës janë shpëtuar gjatë natës, pasi një stuhi e fortë dëbore përfshiu rajonin e Mesdheut.
Marketing
Më shumë se 3500 njerëz u shpëtuan, por rreth 300 shoferë mbetën në autostradën Attiki Odos gjatë natës.
Pjesë të Athinës u goditën po ashtu nga shkëputje të energjisë elektrike.
Autoritetet thanë se stuhia, e quajtur Elpida, do të jetë e pranishme deri të mërkurën në Greqi, raporton BBC.
Është bërë thirrje që veturat të qëndrojnë jashtë rrugëve, ndërsa qyteti është mbuluar në të bardhë. /albora.ch/
Marketing