Uliks Gjonaj është shqiptari i vetëm që trajnon policinë dhe ushtrinë më të fuqishme në botë

Ai është instruktor i nivelit të 8-të dhe bën pjesë në elitën e instruktorëve botërorë. Amerika, Zvicra apo Izraeli shpesh e kanë ftuar për të trajnuar punonjësit e policisë së tyre.

Marketing

Ai stërvit skuadrën policore më të fuqishme në botë siç është FBI apo SWAT-i amerikan.

Në një intervistë për albora.ch, Gjonaj rrëfen historinë, sfidat e përkushtimin për suksesin e tij.

Ai hoqi dorë nga mjekësia për tu bërë pjesë e policisë, derisa tregon se kritikat e vetme i ka nga fëmijët dhe familja e ngushtë, pasi shumicën e kohës është larg tyre. Ai poashtu rrëfen se tanimë ka akademinë e tij “Commando Defense Academy Swiss” që është njëra nga akademitë me programin më të ri e më modern dhe profesional ne botë.

Jemi të interesuar të dimë pak më shumë për jetën tuaj private. Prej sa anëtarëve përbëhet familja juaj? Familja sigurisht është ajo që të mbështetë më së shumti, por me punën që ju bëni a mund të na tregoni kritikat që merrni nga ata më së shpeshti? 

Familja Gjonaj jemi një familje e madhe si ne Gjakove  ashtu edhe ne Laq te Shqipërisë.  

Familja ime është 4 anëtare, bashkëshortja ime dhe 2 djemtë e mi. Familja ime gjithmonë me ka përkrahur dhe mbështetur ne gjitha aspketet.  

Kritikat kuptohen nga fëmijët babi pse po nuk po na merr me veti ne USA, Kanada, Izrael ti shohim edhe ne trajnimet qe i zhvillon me Policin e ushtrinë, pastaj kritikat nga familja e gjere se nuk po kane mundësi te takojnë me shpesh se unë gjithmonë ne lëvizje mirëpo këto janë kritika pozitive nuk janë negative se familja e ngushte dhe ajo e gjere kane dëshire të me takojnë me shpesh ata po thonë ma shume po te shohim ne TV dhe rrjete sociale se sa personalisht.  

Duke qenë se keni bërë rrugë të gjatë deri këtu, cila ka qenë puna e parë që keni bërë? A mund të na përshkruani shkurtimisht rrugëtimin tuaj deri në profesioni që keni tani? 

Puna e pare e imja ishte ne Hospital Einstein ne New York ku nga aty fillova punen dhe po ashtu ne te njëjtën kohe ne Norwalk College fillova shkollën për Asistent i medicinës d.m.th. pune dhe shkollë. 

Rruga ime deri tek profesioni im si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve te Polices dhe ushtrisë i licencuar nga Departamenti i Polices Amerikane dhe po ashtu i licencuar edhe nga shteti i Izraelit si Instruktor i nivelit te 8 qe është njeri nga nivelet ma te larta dhe jemi vetëm 10 Instruktorë ne mbare boten me ketë nivel.  

Për te arritur deri këtu duhet përkushtim, mençuri, vullnet, besim, lodhje, sakrifica po edhe dashuri për punën qe e bën. Une gjithmonë gjdo muaj gjdo vite është dashtë ti ndjeke trajnimet neper Departamenti te ndryshme të Policisë ne SHBA dhe ne Izrael. Kështu që rrugëtimi per ketë profesion eshte i gjate mirëpo kur e kryen me sukses është shume i shkurt.  

Cilat kanë qenë vështirësitë që jeni përballur deri sa keni arritur këtu ku jeni, si profesionalist në disiplina të sigurisë? 

Gjdo pune profesionale ka vështersit e veta e sidomos ato me te vështirat ishin gjate përfundimit te nivelit te 7 dhe te 8 ne Izrael ku aty jemi ballafaquar me dhimbje, lodhje, pagjumësi, lëndime trupore, mbijetesa, nuk kemi pas te drejt as te flej as te ushqehemi me dite të tëra, sakrifica ne shkretëtira te Izraleit etj.  

Ne SHBA po ashtu ishin vështersit per te kaluar te gjitha programet akademike si Instruktor i Instruktorëve mirëpo te gjitha i kam kaluar me sukses sepse as Amerika as Izraeli nuk te licencon pa i kalua me sukses dhe merite te gjitha.  

Si është të jesh shqiptari i vetëm që stërvitë policët dhe ushtritë më të forta në shumë vende të botës? A ka shqiptarë të tjerë që njihni që janë të “zotët” në disiplinat e sigurisë ose më gjerë? 

Nuk është profesion i lehtë sepse kërkon besim te plote ne pune qe duhet bere profesionalisht, disipline, seriozitet duhesh gjdo muaj gjdo vite te sjellësh programe te reja për trajnime te Policisë dhe ushtrisë pastaj takime me Elitën e Instruktoreve të Policës ne SHBA dhe Izrael për ti studiuar, trajnuar programet e reja.  

Edhe pse jam jo vetëm shqiptari i vetëm po edhe i vetmi nga Evropa qe trajnoi Policin dhe ushtrim ma te fuqishme ne bote mirëpo jam shume i thjeshte sepse një fjale thotë – Simplicity is Genius- Thjeshtësia është Gjeniale` kështu qe une edhe pse jam i vetmi ne bote mirpo jam shume i thjeshte si Uliks.  

Ne SHBA ka shqiptar që i njoh personalisht qe punojnë ne Policin Amerikane, FBI, SWAT, DEA, Sherifë ka edhe shqiptar kuptohet nënshtetas Amerikan qe janë Instruktorë ne Akademitë Policore ne SHBA.  

Shqiptaret e Amerikës janë shume te suksesshëm dhe me te vërtet janë për tu lavdëruar.  

Ne Evrope sidomos ne Zvicër ka Instruktora që unë i quaj Instruktorë te YouTube-ve ose Instruktorë te blere Certifikatën online.  

Me te vërtet është për te ardhur keq kur shoh ne Zvicër gjdo i dyti behet ose është Instruktor ku asnjë nga ta nuk ka asnjë program akademik, e certifikojnë vetveten blejnë certifikata online ne Hungari, Serbi, Sllovaki e çeki dhe i mashtrojnë njerëzit duke ju shit me lek certifikata dhe bexha qe janë te pa vlefshme edhe duke i certifikuar ata si Instruktorë pa asnjë dit trajnim. 

Duke qenë se jeni i kërkuar nga shtetet më të rëndësishme të botës, çfarë teknika përdorë? A është më e vështirë të stërvitësh policë apo ushtarë? 

Unë kam Akademinë time Commando Defense Academy Swiss që është njëra nga akademitë me programin me te reja me modern dhe me profesional ne botë.  

Sa i përket sistemeve dhe programeve akademike qe trajnoj janë shume po i ceki disa qe janë me rendësi: Police Combat, Counter Terrorism, High Risk Traffic Stop, Commando Krav Maga, Smart Defense, Arrest and Control, Close Protection Operations, CQB- Tactical SWAT Team, Special Operationes Forces etj.  

Kënaqësi është te trajnosh si Policin ashtu edhe ushtrinë ne Evrope dhe USA mirëpo Ushtaret kane disiplina ma te madhe.  

Çfarë përgjegjësie është të vendosni firmën tuaj të certifikimit për ushtarët dhe policitë? 

Përgjegjësia është e madhe sepse unë i testoi dhe i certifikoj në nivelin e lart profesional jo ne atë bazik sepse trajnimin bazik e përfundojnë ne Akademi te Polices kur se rritjen e nivelit profesional dhe njohurin e sistemeve te reja ata i bëjnë tek unë.  

Mirëpo ne trajnojnë me tepër SWAT, Sherifë, State Trooper, DEA, qe është njëra nga Policit me profesionalë ne bote. Trajnimi me Policin e Evropës për mua nuk janë të rëndësishme sepse po te trajnosh një Polici qe është ma e fuqishmja ne bote si SWAT pastaj Policia e Evropës është vetëm hobi.  

Çfarë ndjesi është të trajnoni policët shqiptarë? Pse e përjashtuat Serbinë edhe pas ftesës që ju bë mbase punë e juaja është trajnimi i forcave ushtarake dhe policore, a ju lejohet të bëni përjashtime të shteteve? 

Policin Shqiptare e kam trajnuar forcat Renea, FNSH, Shqiponjat etj., ishte nje ndjesi e mire sepse ju ofrova dhe i trajnova disa dite një program te ri Amerikan dhe Izraelit qe këto forca Policore nuk e kish trajnuar asnjëherë.  

Serbia me ka ba ftes për një trajnim 3 javore mirëpo nuk kam shkuar. Ata kur me ftuan me than se ne jem shtet qe vlerësojmë profesionistet nuk jemi si Kosova e Metohija qe nuk i vlerësojnë te mirët po ju hapin rruge amaretave.  

Ne mund te vendosim vet ku kemi deshir me trajnua mirëpo me dashtë me shkua unë kisha shkua si nënshtetas Zviceran.  

Mirëpo mund te shkojmë ne një te ardhme! 

Cili është bashkëpunimi juaj me Kosovën? 

Bashkëpunime me Policin e Kosovës nuk kam pasur asnjëherë.  

Trajnime ne Kosove kam pas me Forcat e Ushtrisë Amerikan US Army Airborne pastaj me kontingjentin e NATO-s mbi 15 shtete dhe akoma vazhdojnë bashkëpunimet dhe trajnimet me ta.  

A jeni më i lumtur që keni shtetësinë amerikane apo zvicerane? Kë preferoni më shumë SHBA-në apo Zvicrën dhe pse? 

Është me vërtet diçka madhështore te jesh banor i Amerikës. Unë jetoi ne SHBA ne shtetin e New York ku shume njerëz ëndërrojnë atë shtet vetëm për ta vizituar e nuk po flasim te jetojnë aty mirëpo kohëve te fundit jam banor edhe i Zvicrës ku shteti zviceran me ka pajis me pasaportën Zviceranë vetëm qe te përfaqësoi shtetin dhe flamurin zviceran neper arenën ndërkombëtare 

Por, ju bëni lëvizje të shumta edhe në Kosovë, çfarë të pëlqen më së shumti atje? 

Ne Kosove unë shkoi vetëm për te vizituar familjaret e mi, vendin aty ku kam lind ne fshatin Planqorë – Gjakove dhe jo diçka e veqant qe me pëlqen ma ne atë shtet.  

A keni synime për të ardhmen mbase me ketë që po bëni ke arritur ke pikën kulmore që nuk ka prekur asnjë shqiptar deri më tani? 

Synimet e mia nuk ndalen edhe pse jam ne piken ma te lart ne gjithmonë studiojmë ne gjera ma te mira dhe ma profesionale kështu qe puna jone është UPDATE ne nuk ndalemi, po ne qofte se ndalemi nuk na lejojnë te tjerët te ndalemi sepse Policia e ushtria edhe civilet na kërkojnë trajnime dhe programe te reja e ne jemi ata qe duhet ti mësojmë dhe ti trajnojmë ata. Kështu qe synimet e mija nuk ndalen asnjëherë. /albora.ch/


Marketing