Qysh nga 3 janari, tanimë nuk lejohet asnjë person i cili nuk është i vaksinuar me dy doza të hyjë në Kosovë.

Marketing

Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës por nuk ishin vaksinuar me dy dozat anti-covid u kthyen prapa.

Shumë nga ta thanë se nuk e dinin për masat e reja. Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brevovicë, Bogë e Brod.

Por në Vërmicë nuk u lejua asnjë qytetarë të futet në territorin kosovar pa certifikatën me dozat e plota të vaksinës anti-covid.

Marketing