Shqipëria ka dalë fituese në organizimin e Evropianit të Peshëngritjes për vitin 2022.
Marketing
Me anë të një konference për medie, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, njoftoi se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar për t’u zhvilluar në Bullgari, do të mbahet tashmë në vendin tonë.
Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë, transmeton albora.ch.
Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti, pasi më parë siç dihet janë zyrtarizuar për tu zhvilluar në Tiranë, si zgjedhjet për Federatën Botërore, gjithashtu edhe Europiani i moshave U-20 dhe U-23./albora.ch/
Marketing