Në Hamburg një shkollë është mbyllur, pasi qytetarët kanë parë një person të armatosur aty pranë.

Marketing

Policia e Hamburgut është duke ruajtur shkollën Otoo Han si dhe ka ngritur pika kontrolli në disa vende të qytetit me qëllim kapjen e njeriut të armatosur, raporton eseuro, përcjellë albora.ch.

“Nuk është e qartë nëse personi i armatosur i vëzhguar ka hyrë në ndërtesë apo thjesht ka ecur në drejtim të ndërtesës së shkollës”, ka thënë policia.

Tensionet po rriten në Gjermani pasi një person i armatosur hyri në një ndërtesë universiteti në Heidelberg më 24 janar dhe qëlloi një person duke e vrarë dhe plagosur tre të tjerë përpara se t’ia kthente armën vetes./albora.ch/

Marketing