Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar ditën e sotme në Britani, si të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Marketing

Siç njoftojnë mediat shqiptare, nga policia është arrestuar edhe britanikja 28-vjeçare Harriet Bridgeman, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Nikulajt në Shëngjin. Bridgeman është arrestuar në Britani të Madhe dhe pritet ekstradimi i saj.

“Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.“- njofton policia.

Më herët u arrestuan Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

Marketing