Një person i ka djegur shtëpinë ish-nuses së tij në fshatin Llakatund të Vlorës.

Marketing

Pasi janë divorcuar ish-dhëndri ka shkuar gjatë natës së djeshme dhe i ka vendosur flakën shtëpisë së ish-gruas së tij, Lutfije Panaj.

Ngjarja ka ndodh në qendër të fshatit Llakatund të Bashkisë së Vlorës ku së bashku me shtëpinë e Lutfie Panës ka marrë flak dhe një tjetër banesë që ka qenë ngjitur me të.

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për shuarjen e flakëve, nga të cilat ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje familjarët.

Marketing