Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar nga Policia në Elbasan.

Marketing

Shtetasi E.G ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur motrën e 35-vjeçarit, me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Vijon puna operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe veprime në kundështim me vendimin e Gjykatës.Reklamahttps://2a96a1c2e45e3f892fd28b907199d94f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, dhe kanë ndaluar shtetasin:

E. G., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur motrën e 35-vjeçarit, me urdhër mbrojtjeje.Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Marketing