Barcelona duket se është e vendosur të bëjë një marrëveshje për të rikthyer Lionel Messin, pavarësisht sa dhimbje koke do t’i shkaktojë këtë verë.

Marketing

Sipas mediumit El Chiringuito, zyrtarët e La Ligës dhe Barcelonës hëngrën së bashku në një restorant në Madrid ndërsa diskutuan një mënyrë të mundshme për ta rikthyer argjentinasin në Spanjë.

Drejtori i Futbollit Mateu Alemany dhe arkëtari Ferran Olive u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës, Javier Gomez, dhe Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Oscar Mayo, nga La Liga për të diskutuar çështjen në një restorant në Madrid.

Të katër ata kaluan një orë e pesëmbëdhjetë minuta së bashku, me dy përfaqësuesit e La Ligës që u larguan më pas. Alemany dhe Olive qëndruan në restorant edhe për dy orë të tjera për të bërë llogaritë.

Alemany e quajti atë ‘një takim jozyrtar’ në daljen e tij nga restoranti. Alemany është përgjegjës për negociatat dhe për t’i bërë numrat të funksionojnë në Barcelonë – puna e tij do të jetë sërish vendimtare këtë verë. Është detyra e tij të paraqesë planin e qëndrueshmërisë në La Liga, i cili do të hapë derën për nënshkrime të mëtejshme nëse pranohet.

Duket se ka pasur një zbutje të qëndrimeve mes La Ligës dhe Barcelonës në javët e fundit, me presidentin Javier Tebas që deklaroi se do të dëshironte të shihte Messin të rikthehej.

Alemany më vonë do t’i tregonte shtypit se pavarësisht se Messi kaloi disa ditë në Barcelonë gjatë fundjavës së kaluar, klubi nuk kishte qenë në kontakt me të. 

Marketing