Shqiptarët që jetojnë në të gjitha anët e botës janë ambasadorët e atdheut të tyre.

Marketing

Një përfaqësim i denjët për shtetin e Kosovës janë ata që kanë arritur që nga asgjë të krijojnë gjithçka. Në Kosovë ekziston termi  që përdorët më së shpeshti për të arriturat e vajzave dhe grave “çikat na zbardhën fytyrën”, një rast i tillë është edhe i një vajze shqiptare e cila jeton në Zvicër.

Majlinda Sulejmani është një vajzë shqiptare që deri në klasën e katërt të shollës fillore nuk ka ditur që të flas gjermanisht, po përkundër kësaj ajo nuk është ndalur asnjëherë që t`i arrijë ëndrrat e saj.

No description available.
Majlinda Sulejmani

Mund të mos besoni, por Majlinda si një vajzë shumë inteligjente dhe punëtore ka arritur që të njëjtën kohë t`i ushtrojë disa profesione.

Ajo merret me mjekësi, humanizëm, politikë, sport e art, etij.

Majlinda Sulejmani në intervistën me Albora.ch, ka treguar se a është përballur me racizmin në Zvicër, si dhe i është përgjigjur pyetjes së famshme: A keni menduar që të ktheni në Kosovë?

Albora.ch: Si e vlerësoni veten?

Majlinda Sulejmani: Paraprakisht mbas çdo arritje dhe mundin që kam bërë – e vlerësoj veten shumë të thjeshtë, sepse arritjet e mija nuk përfaqësojnë karakterin tim, sepse dua të jem e thjeshtë dhe e afërt, dhe mbi gjitha transparente dhe profesioniste, me njerëzit që me rrethojnë.

No description available.
Majlinda Sulejmani

Albora.ch: Me çfarë merret Majlinda (një përshkrim për profesionet tuaja)?

Majlinda Sulejmani: Majlinda njihet ne disa fusha p.sh. të mjekësisë, humanizmit, sportit, artit dhe politikes. Do ti ceki në disa sektore:

Mjekësi: jam menagjere e dy klinikave ambulatore prej datës 1. Shtator. Jam profesorësh e shkollës së mjekësisë dhe figuroj në një shkollë si profesoreshë e lëndës të asistencës mjekësisë dhe radiologjisë. Jam këshilltare për personat me aftësi të kufizuara dhe jua menagjojë buxhetin individual të çdo personit që është nën kontratën time për nevoje. Kam një biznes se bashku me një grup të ndryshëm që përfaqësojnë aboschuh.ch që jam e involvuar, që kem konstruktu këpucë ortopedike për shëndetësi që jam po ashtu fytyra marketingut e kësaj biznesit. Gjithashtu e kam një tjetër biznes Majlinda Sulejmani Medical Consulting, që përmban menagjimin e ordinancave me degën në Kosovë, që ju dha përparësi nënave vetushqyese për punësim dhe personave me aftësi të kufizuara! Tek federata e mjekeve shqiptar në Europë, marr pjesë gjithmonë në konferenca dhe simpoziume që janë edhe jashtë vendit si Angli, Gjermani, Kosovë, Shqipëri, etj.

Humanizëm: jam në kryesi të fondacionit Fundjavë Ndryshe në degën e Zvicrës. Po ashtu, jam e involvuar në disa projekte humanitare në vendlindje.

Sport: jam trajnere e futbollit dhe nënkryetare e klubit të futbollit, gjithashtu shefe e marketingut dhe komunikimit drejt mediave dhe hobi e kam gjuetinë e kafshëve dhe në turne marr pjese në gjuajtje me kallashë ne 100 metra dhe pistoletë.

Art: jam në disa projekte të artit e involvuar që përfshin muzikë, art, letërsi. Jam në kryesi të një gazete lokale në sektorin e financave.

Politika: jam kryetare e partisë të st. Margrethen, jam në kryesi të partisë të grave në gjithë komunën e San Galles. Jam në komisionin e shëndetësisë në kryesi dhe po ashtu, aktive ne politiken e Zvicrës dhe pasive në vendlindje.

No description available.
Majlinda Sulejmani

Albora.ch: Çfarë e bën Majlindën një grua kaq e fort dhe kaq e zonja?

Majlinda Sulejmani: Për mua është gjithmonë fillimi i epokës 1. Janari për misionin e vitit që fillon, që dua ta marr hapin në 1. Janar çdo viti. Plan programi vjetor është i caktuar në vitin e kaluar, që më pak procese e përfaqësoj arriturat pozitive dhe atyre që dështova – që paraprakisht i shoh pozitive pasi që ngritëm gjithmonë mbas një negativiteti. Work Balance është për mua mbi gjitha. Unë udhëtoj shumë dhe me duhet relaksim gjithësi. Gjithësi menagjmenti im i udhëheq terminët e mija, që e falënderoj që kam përkrahjen 100%.

Albora.ch: Në cilën prej punëve të tua ndihesh vetvetja?

Majlinda Sulejmani: Ne humanizëm. Sepse nuk është çdo njeri në një siguri si unë, që jam këtu tash për tash ku jetoj. Ndihma vullnetare më bën aq të lumtur – që as milionat nuk mundem të më gëzojnë kur e shoh p.sh. një jetim të buzëqeshur – që mbas një konsultimit rrezatoj me një siguri në disa pika si p.sh. financave, shkollave etj. Vetvetja është kur je pa rezerva!

No description available.
Majlinda Sulejmani

Albora.ch: Çfarë kanë të përbashkët mjekësia, politika dhe humanizmi?

Majlinda Sulejmani: Është shumë logjike, sepse si e vogël deshta ta studioja mjekësin dhe natyrisht është një profesion hipokrat që ndërlidhet me ndihmën e jashtëzakonshme. Pse politika? Politika ka të bëjë, sepse shumë ligje duhen të ndryshohen në favor të njerëzve. Qoftë grua apo burrë. Qe padyshim luftoj për drejtat e njerëzve, sidomos nënave vetushqyese dhe fëmijët pa njërin prind! Ligji është synimi im – që patjetër duhet të ndryshohet sidomos në Kosovë! Po mos të ngritë zërin si femër? Kush do t’i përkrah femrat? Është një obligativ – që e shoh si e domosdoshme të futem në politikë dhe ti rregulloj gjërat ashtu për njerëzit që duan një shëndetësi profesionale dhe të sigurtë në vendlindje!

Albora.ch: A ka racizëm në Zvicër? A keni ndonjë eksperiencë që e keni hasur në këtë vend?

Majlinda Sulejmani: Në Zvicër nuk kam has në një racizëm tash për tash. Ma merr mendja që nëse ke interes të arrish diçka, natyrisht që nuk ke pengës. Unë deri në klasën e 4 nuk dija fare gjermanisht dhe prap e mësova dhe ia dola me sukses me master në health menagjment. Besimi në vetveten është baza që mos të inkuadrohesh në mosbesimin ose negativitetin e racizmit. Çdo paragjykim e largoj me buzëqeshje – sepse vlerat e mija nuk i humbi më paragjykime nga prejardhja ime – përkundrazi jam krenare që rrjedhi nga Kosova dhe përmbaj gjak shqiptari! Nëse dikush nga Zvicra ka një eksperiencë me racizëm – atëherë do e shihja si obligative ta marr këtë detyrë me prioritet dhe ta zbardhi problemin që është me racizëm!

No description available.
Majlinda Sulejmani

Albora.ch: A është vështirë për një vajzë shqiptare që të arrijë kaq shumë në një moshë kaq të re?

Majlinda Sulejmani: Nëse e ki bazën d.m.th. nga familja dhe synimin drejt suksesit atëherë aspak nuk është e zorshme, familja ime gjithmonë më ka përkrah dhe jam falënderuese për kohën dhe durimin që e patën dhe e kanë ende me mua, sepse rrugëtimi im për shkollimin ende nuk ka mbaruar. Për mua ka qenë në pikën e parë, çka patën sakrifikuar prind e mi për ditën që jam bërë e pavarur – të mos harroj asnjëherë! Nëse e sheh suksesin tënd, edhe pse na duket pak e vështir por me vullnet ia del çdo individ.

Albora.ch: A ka hapësirë në Zvicër për vajzat shqiptare që të ushtrojnë profesionin e ëndrrave?

Majlinda Sulejmani: Padyshim që po. Këtu i ki gjitha rrugët të hapura për një mësim kualitativ të lartë – vetëm disiplinë, durim dhe besim në veten dhe do t’a arrish synimin e ëndrrave!

No description available.
Majlinda Sulejmani

Albora.ch: Cili është mesazhi juaj për vajzat shqiptare që jetojnë në Zvicër, si dhe për ato që jetojnë në Kosovë?

Majlinda Sulejmani: Për gjithat vajzat e kam një mesazh: bëhu vetvetja, mëso dhe ashtu ia del çdo sfidë. Mbas çdo sfidë është një mësim, por në fund çdo vajzë duhet të jetë e pavarur. Si në Kosovë si në Zvicër – nuk duhen të jenë të varur prej një individit!

No description available.
Majlinda Sulejmani

Albora.ch: A keni menduar ndonjëherë që të ktheni në Kosovë, që të kontribuoni për atdheun tuaj?

Majlinda Sulejmani: Nëse isha kthyer në Kosovë – isha kthyer pa një cent në xhep, dhe atëherë nga zero kisha filluar të merrem me politike, sepse nëse unë do të shkoj me buxhetin e ch, atëherë nuk është tolerante, të inkuadrohem në politik – unë them nëse kthehem atëherë dua të jem njësoj si ata që nuk kanë asgjë, sepse aty do ta shoh jetën e një qytetari të Kosovës, që ndoshta me një pagë 200 euro duhet ia dal muajin … Dhe aty lind ideja për një politik të mirëfilltë! Por në fund një mesazh – guri peshon në vendin e vet! Jam rritur në diasporë, kam lindur në Kosovë – pse mos të inkuadrohem tash me këtë përvojë profesionale që kam bë rënë diasporë ne vendlindje time? Ky është falënderim çdo mërgimtarit që ia kthen dijen e inteligjencës vendit të vetë. Ju faleminderit.

No description available.
Majlinda Sulejmani
Marketing