Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës Arben Zylyftari në vitin 2000, nga të cilat ka kryer 17 vite, është arrestuar në Gjermani.

Marketing

Sipas njoftimit zyrtar të policisë gjermane, ai u arrestua në flagrancë, derisa po përpiqej të udhëtonte drejt Stambollit. Aktualisht, Tafili ndodhet në paraburgim, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Genc Tafili ishte shpallur në kërkim pasi më 27 maj 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë e rrëzoi vendimin e marrë në vitin 2017 nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha për lirim me kusht të tij.

Historia e konflikteve ndërmjet familjes Tafili dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër Prelë Pjetrushi nisi më 2 gusht të vitit 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit (Babait të Gencit). Gjatë operacionit të organizuar nga policia e Shkodrës pati shkëmbim zjarri mes palëve. E për pasojë, mbeti i vrarë drejtori i Policisë Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili./albora.ch/

Marketing