Zyra Federale e Shëndetit Publik ka njoftuar për zhvillimet më të fundit në lidhje me pandeminë e koronës në Zvicër, duke raportuar kështu 20,742 raste të reja pozitive me COVID.

Nga statistikat e fundit BAG njofton se numri i testimeve të kryera është 61.328, derisa vetëm këtë të martë u raportuan 15 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit, shkruan 20min.ch, përcjell albora.ch.

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka njoftuar poashtu se 109 persona janë shtrirë në spital, si pasojë e infektimit me këtë virus.

Marketing

Që nga shpërthimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me koronavirus në Zvicër ka arritur në 1,385,365 përfshirë 12,359 vdekje./albora.ch/

Marketing